Tubat e prodhuar nga TEQJA INTERNATIONAL jane tuba te prodhuar sipas EN 13476-1 : 2018 te tipit B. Ato bashkohen me njëri – tjetrin sipas metodës me një manikotë + 2 guarnicione prej gome. Manikotat janë me parete të jashtëm të strukturuar dhe me një pengesë në mes të saj dhe gominat prodhohen sipas standardit EN 681.
Bashkimi i tubave të brinjëzuar me guarnicionin dhe 2 manikota. Guarnicioni vendoset në kanalin e parë të tubit të brinjëzuar
Instalimi
a) Shtrati i vendosjes
Kanali i mbështetjes duhet hapur me kujdes; duhen evituar pjesë të forta si gurë, inerte të mëdha etj. Tubat duhen vendosur në fund te kanalit mbi një shtresë materiali të imët ranor me lartësi minimale prej 15 cm me qëllim që paretet e tubave të mos jenë në kontakt me materiale të forta.
Rekomandohet që kanalet të mos jenë shumë të gjerë; maksimumi deri 1.5 herë diametrin e tubit. Fortësia e unazave lejon që tubat të instalohen edhe në
zonat me trafik të rënduar.
b) Faza fillestare e mbushjes
Rekomandohet që faza e parë e mbushjes të bëhet manualisht me material të imët ranor. Materiali i mbushjes në kontakt të drejtpërdrejtë me tubin duhet të arrijë deri në 30 cm duke u nisur nga pjesa më e lartë e tubit dhe duhet
të jetë i ngjeshur mirë dhe kompakt nga 90 – 95 % sipas treguesit PROCTOR. Pas kësaj përdoret zhavorr i imët përreth 70-80 cm. Pasi është mbuluar me material të imët për 1 metër mbushja e kanalit bëhet me materialin e gërmuar të vetë kanalit duke eleminuar mbetjet ekologjike organike etj. Këshillohet mospërdorimi i materialeve argjilore dhe gëlqerore